Rreth Nesh

Kompania jonë pas nje experience disa vjecare, me qendër në Tiranë, që nga viti 2010 ka zgjeruar aktivitetin e saj në linjën e prodhimit të të gjitha produkteve te higjenes personale si:
Peceta higjenike mujore dhe ditore, pelena për fëmijë dhe të rritur etj.
I gjithe procesi i prodhimit realizohet me ane te makinerive bashkëkohore me teknologji europiane, me cilësi dhe garanci të sigurt. Kompania zotëron makineri me kapacitet të lartë prodhimi.
Të gjitha produktet e siper permendura janë të çertifikuara sipas standarteve evropiane nga institucione të njohura ndërkombëtare për çertifikimin e cilësisë, ISO 9001.

Produktet tona, Fresh Day dhe Free Day, zene mbi 60 % te tregut vendas. Fale bashkepunimit serioz dhe afatgjate produket tona zene nje perqindje te konsiderueshme edhe ne eksport me vendet fqinje.
Planet tona bazuar ne projekte te ndryshme synojne zgjerimin e tregut vendas dhe te huaj si edhe prodhimin e nje game me te gjere produktesh nen emrin Fresh Day dhe Free Day. E gjitha kjo kerkon vullnet dhe mund per te cilen stafi yne eshte mese i gatshem dhe i pergatitur ne permbushjen e ketyre objektivave.
Ne bazohemi te kerkesat e konsumatorit duke realizuar dhe respektuar te gjitha kriteret e nje produkti sa me cilesor. Cilesi e garantuar, ky eshte parimi yne kryesor.